Shkon në 2 814 numri i të sëmurëve me koronavirus, 4 të vdekur

schedule16:33 - 8 Gusht, 2020

schedule 16:33 - 8 Gusht, 2020

Vijon i lartë numri i të prekurve dhe të vdekurve nga koronavirusi në vend. ISHP raporton se gjatë 24 orëve të fundit kanë ndërruar jetë 4 persona, ndërsa raportohet për 124 të prekur.

Kështu, nuk e kanë fituar dot betejën me sëmundjen një 76 vjeçare nga Shkodra, dhe 3 qytetarë nga Tirana; një 50 vjeçar; një 75 vjeçar dhe një 76 vjeçar.

Ndërkohë, shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive ditore është si vijon: 33 raste në Tiranë, 19 në Elbasan, 9 në Mirditë, 8 në Lushnje, nga 7 raste Fier, Krujë, 6 në Korçë, nga 4 raste në Shkodër, Durrës, Vlorë, Divjakë, 3 në Tropojë, nga 2 raste në Kurbin, Lezhë, Pukë, nga 1 rast në Kavajë, Kamëz, Pogradec, Tepelenë, Fushë-Arrëz, Dibër, Malësi e Madhe, Vorë, Maliq, Patos.

Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 41 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 3268, që nga fillimi i epidemisë.
Ndërkohë rreth 1600 mjekë familjeje në të gjithë vendin po ndjekin personat aktivë me Covid19, që janë në banesë.

https://www.facebook.com/edirama.al/videos/3306978626025052/

Aktualisht ne spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 116 pacientë të konfirmuar pozitivë me Covid19, 19 pacientë janë në terapi intensive, 4 prej të cilëve të intubuar.

Ndërkohë që në të dy spitalet Covid, përveç pacientëve të konfirmuar pozitivë me Covid19, po vijojnë të marrin trajtim edhe pacientë të dyshuar, të cilët po trajtohen sipas protokolleve përkatëse.

COVID-19 – Statistika (8 Gusht 2020)
Testime totale 45381
Raste pozitive 6275
Raste të shëruara 3268
Raste Aktive 2814
Humbje jete 193 (Qarku Tiranë 94, Shkodër 32, Durrës 28, Fier 10, Elbasan 7, Lezhë 5, Kukës 5, Korçë 5, Vlorë 4, Dibër 2, Berat 1)

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 1572
Durrës 354
Shkodër 238
Fier 105
Vlorë 102
Kukës 96
Lezhë 91
Korçë 84
Elbasan 64
Berat 44
Dibër 34
Gjirokastër 30. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!