Dy persona kanë mbetur në plagosur në Maliq si pasojë e një konflikti të çastit.
Burime nga policia bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:10 në fshatin Bregas, Maliq.
Gjatë konfliktit kanë mbetur të plagosur G.M rreth 35 vjeç, banues në Bregas dhe B.P, 40 vjeç i cili u transportua në Spitalin e Korçës dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Abc mëson se të dy personat e përfshirë në ngjarje kanë qenë të dehur dhe për motive banale janë konfliktuar me njëri tjetrin.
Shtetasi G. M., me dëmtime më të lehta trupore, aktualisht ndodhet i shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme procedurale.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarjeje./Abcnews.al/