Sherr mes disa të rinjve në Elbasan në lagjen “Haxhias”.
Siç raporton gazetari Aldo Kozarja për ABC News, nga konflikti kanë përfunduar në spital 2 prej të rinjve.
Sipas policisë E.B., 24 vjeç, dhe E.B., 21 vjeç janë goditur me sende të forta për motive ende të paqarta.
Ndërkohë në vendin e ngjarjes shihet edhe një makine e tipit “Ford Focus” me targa AA 898 IV, e cila është e dëmtuar.
Sakaq mësohet se policia ka rrethuar vendin e ngjarjes dhe po punon për identifikimin e të rinjve të tjerë, të përfshirë në konflikt, të cilët janë larguar menjëherë pas ngjarjes.
Njoftimi i policisë:
Në lagjen “Haxhias”, Elbasan, në ambientet e brendshme të një lokali në rrethana ende të paqarta janë goditur me mjete të forta shtetasit E.B., 24 vjeç, dhe E.B., 21 vjeç, banues në Elbasan, të cilët janë transportuar në Spitalin Rajonal Elbasan, për ndihmë mjeksore.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Nga veprimet e shpejta është bërë e mundur identifikimi i autorëve ku vijon puna për kapjen e tyre.
N.D./abcnews.al