Sherr me thika për pronat në Ersekë, tre të plagosur

schedule21:18 - 22 Gusht, 2020

schedule 21:18 - 22 Gusht, 2020

Një konflikt ka degjeneruar në përdorimin e mjeteve prerëse mbrëmjen e sotme në Ersekë. Mësohet se tre persona janë përleshur me njëri-tjetrin në fshatin Starje.

Burime për abcnews.al nga policia bëjnë me dije se kanë mbetur të plagosur tre personat e përfshirë në konflikt. Sipas bluve konflikti ka ndodhur mes V. A; B. C dhe H. C,  si pasojë e të cilit këta të fundit kanë marrë dëmtime fizike me mjete prerëse dhe më pas shtetasi B. C., ka përplasur me mjetin e tij shtetasen H. C.

Të tre personat ndodhen në Spitalin e Korçës, nën kujdesin e mjekëve. Nga të dhënat e para dyshohet se konflikti ka ndodhur për motive pronësie.

 

Nga ana tjetër, policia njofton se u bë identifikimi dhe shoqërimi në ambientet e Komisariatit Kolonjë, e njërit prej autorëve të dyshuar të ngjarjes shtetasit B. C., me të cilin po kryen veprimet e mëtejshme proceduriale.

Njoftimi i policisë:

Më datë 22.08.2020, rreth orës 19:30, shërbimet e Komisariatit Kolonjë kanë marrë njoftim se në fshatin Starje, ka ndodhur një konflikt midis shtetasve V. A; B. C dhe H. C., si pasojë e të cilit këta të fundit kanë marrë dëmtime fizike me mjete prerëse dhe më pas shtetasi B. C., ka përplasur me mjetin e tij shtetasen H. C.

Të tre këta shtetas aktualisht ndodhen në Spitalin e Korçës, nën kujdesin e mjekëve.

Falë veprimeve të shpejta, u bë e mundur identifikimi dhe shoqërimi në ambientet e Komisariatit Kolonjë, e njërit prej autorëve të dyshuar të ngjarjes shtetasit B. C., me të cilin po kryen veprimet e mëtejshme proceduriale.

Po punohet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

/abcnews.al