Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

Sherr me thika në Korçë, plagoset 17-vjeçari

schedule22:06 - 4 Gusht, 2022

schedule 22:06 - 4 Gusht, 2022

Korçë-  Një 17-vjeçar ka përfunduar në spitalin e Korçës, për shkak se është plagosur me thikë.

Policia raporton se adoleshenti është përfshirë në një sherr dhe për pasojë është qëlluar me thikë. Aktualisht 17-vjeçari ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Njoftimi i policisë:



Më datë 04.08.2022, rreth orës 21:10, në Spitalin e Korçës, ka shkuar për mjekim një 17-vjeçar, banues në Korçë, që dyshohet të jetë dëmtuar me mjet prerës, në qytetin e Korçës, gjatë një konflikti fizik, i cili aktualisht ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!