Vijon të jetë i lartë numri i të infektuarve me koronavirus. Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar sot 121 raste të reja me Covid-19, nga 887 testime të kryera për të dyshuar.
Shpërndarja gjeografike e të konfirmuarve pozitivë në 24 orët e fundit është si vijon:
57 të prekur në Tiranë, 14 në Elbasan, 6 në Lezhë dhe Vlorë, 5 në Mirditë, 4 raste në Berat, 3 raste në Krujë, Lushnje, Patos, 2 raste në Kurbin, Dibër, Bulqizë, Gramsh, Vorë, 1 rast në Shkodër, Durrës, Fier, Librazhd, Kamëz, Gjirokastër, Përmet, Sarandë, Divjakë, Fushë- Arrëz.
Fatkeqësisht tre qytetarë nuk e kanë fituar betejën me virusin e rrezikshëm në dy spitalet Covid, një 70 vjeçar nga Tirana, 71 vjeçar nga Lushnja dhe një 81 vjeçar nga Korça.
Gjatë 24 orëve të fundit 97 qytetarë janë shëruar, duke e çuar në 7139 numrin e qytetarëve që e kanë fituar betejën me virusin që nga fillimi i pandemisë.
Sipas ministrisë, aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 189 pacientë, 18 në terapi intensive, nga të cilët 6 pacientë janë të intubuar.
COVID-19 – Statistika (23 Shtator 2020)
Testime totale 82.233
Raste pozitive 12787
Raste të shëruara 7139
Raste Aktive 5278
Humbje jete 370 (Qarku Tiranë 177, Durrës 46, Shkodër 40, Elbasan 24, Fier 19, Korçë 18, Lezhë 15, Kukës 10, Dibër 8, Vlorë 7, Gjirokastër 4, Berat 2).
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 2616
Durrës 564
Shkodër 381
Lezhë 305
Elbasan 304
Korçë 249
Fier 244
Vlorë 193
Kukës 150
Berat 105
Dibër 86
Gjirokastër 81
g.v/abcnews.al