Pas mbledhjes së Këshillit Kombëtarë të Partisë Demokratike, mësohet se kreu i Selisë Blu, Lulzim Basha ka zhvilluar një sërë aktivitetesh intensive, jo formale, me qëllim përgatitjen e strukturave për vijimin e aksionit politik të miratuar në 18 dhjetor nga Kuvendi Kombëtar.
Burime nga Selia Blu bëjnë me dije se ditët e fundit Lulzim Basha është takuar me kryetarët e degëve të PD, ndjekur nga takimet me Grupin Parlamentar dhe me Kryesinë e PD. Ndërkohë mësohet se ditën e sotme kreu i PD është nisur drejt Dibrës.
Nga ana tjetër Sali Berisha vijon një tjetër betejë për shkarkimin e Lulzim Bashës. Këtij të fundit i është lënë afat deri më 5 janar, datë kjo kur sipas Berishës duhet që të largohet nga PD. Demokratët janë ndarë në dy kampe prej shtatorit kur Berisha u pezullua nga grupi parlamentar i PD. /abcnews.al/