Sërish shifra të larta, 289 të infektuar me Covid-19 në vend

schedule16:46 - 25 Qershor, 2022

schedule 16:46 - 25 Qershor, 2022

Asnjë humbje jete dhe 289 qytetarë kanë rezultuar të infektuar me Covid-19 gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë.

Ministria e Shëndetësisë bën me dije se janë kryer 1021 testime.

Rastet pozitive janë shënuar në këto bashki: 203 në Tiranë, nga 10 qytetarë në Durrës, Fier, 9 në Vlorë, 8 në Sarandë, 7 në Gjirokastër, nga 6 qytetar në Patos, Lushnje, nga 4 qytetarë në Shkodër, Lezhë, nga 3 qytetarë në Kurbin, Roskovec, nga 2 qytetarë në Krujë, Korçë, Elbasan, nga 1 qytetar në Shijak, Kamëz, Vorë, Kavajë, Dibër, Divjakë, Mallakastër, Himarë, Përmet, Tepelenë.

Janë 1,644 qytetarë aktivë me Covid19 në gjithë vendin.

Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 15 pacientë.

Janë shëruar 32 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 273,652 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (25 Qershor 2022)
Raste të reja ditore 289
Të shëruar në 24 orë 32
Të shtruar në spitale 15
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 1021

Testime totale 1,843,368
Raste pozitive 278,793
Raste të shëruara 273,652
Raste Aktive 1,644
Humbje jete 3,497

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 1,203
Fier 122
Vlorë 90
Durrës 54
Lezhë 46
Gjirokastër 39
Shkodër 27
Elbasan 22
Korçë 19
Berat 11
Dibër 8
Kukës 3/Abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!