Senati Akademik i Universitetit të Tiranës miraton rritjen me 8% të pagave të pedagogëve

schedule14:02 - 31 Tetor, 2022

schedule 14:02 - 31 Tetor, 2022

Senati Akademik i Universitetit të Tiranës ka miratuar rritjen me 8% të pagës së pedagogëve. Tashmë, që ky vendim të hyjnë në fuqi duhet që të merret miratimi nga Bordi i Administrimit të Universitetit të Tiranës.

Kujtojmë se pas nisjes së protestës së pedagogëve, qeveria e vendosi tavanin për rritjen e pagave deri në 15 për qind. Nga ky 15%, 7 për qind do të sigurohej nga buxheti i shtetit dhe pjesa tjetër nga vetë universitetet.

Megjithatë, pedagogët e kanë bërë të qartë që oferta për rritje deri në 29 për qind të pagës ata nuk do të pranojnë.

Si ministrja Evis Kushi, ashtu edhe kryeministri Edi Rama janë shprehur se pedagogët duhet të rrisin përpjekjet e tyre që të rrisin performancën e universiteteve dhe kapacitetet për të siguruar më shumë fonde nga BE.  /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!