Saimir Tahiri reagon pas vendimit nga Gjykata e Apelit: Në emër të politikës…

schedule16:27 - 29 Korrik, 2020

schedule 16:27 - 29 Korrik, 2020

Ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri ka reaguar pas zbardhjes së vendimit të Gjykatës së Posaçme të Apelit.

Teksa ka publikuar një pjesë nga vendimi, Tahiri ka qarkuar hyrjen e tij ku shkruhet “Në emër të Republikës”, duke ironizuar se ky vendim është marrë edhe në emër të politikës.

“Edhe “ne emer te Politikes”… Beteja vazhdon”, shkruan Tahiri krah vendimit.

Gjykata e Posaçme e Apelit hodhi poshtë vendimin e gjykatës së shkallës së parë për ish-ministrin Saimir Tahiri, pasi ai u dënua për një vepër, për të cilin nuk është akuzuar.

Sipas vendimit të Apelit të Posaçëm, Prokuroria është kontradiktore në konstatimet e saj, pasi ka ngritur akuzë të re ndaj Tahirit për “kultivim narkotikësh”.

Po ashtu thuhet ndër të tjera se Tahirit dhe Jaeld Çelës nuk iu dha mundësia të mbroheshin për akuzën e “shpërdorimit të detyrës”./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!