Konfirmohen 14 raste të reja me koronavirus, 264 testime në 24 orët e fundit

schedule11:45 - 26 Prill, 2020

schedule 11:45 - 26 Prill, 2020

Rritet sërish numri i të infektuarve me Covid-19 në vendin tonë. Gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë janë shënuar 14 raste të reja, duke pësuar një tendencë ulje nga dita e djeshme.

Në total deri më tani numri i të prekurve në vendin tonë është 726, ndërsa kanë humbur betejën me këtë sëmundje 28 persona, një prej tyre mëngjesin e sotëm.

Gjatë 24 orëve të fundit janë testuar 264 persona të dyshuar me COVID-19, ku rezulton se në Krujë  janë zbuluar 9 raste të reja, 4 raste pozitive janë në Tiranë, mes të cilëve një në institucionin e vuajtjes së denimit, dhe 1 rast i ri është në Shkodër.

LEXO EDHE: Ndërron jetë tek “Shefqet Ndroqi” 60-vjeçari me Covid-19, shkon në 28 numri i viktimave

Ministria e Shëndetësisë njofton se deri në këto momente janë testuar 7279 raste të dyshuar, ndërkohë betejën me këtë virus e kanë humbur 410 persona.

Ndërkohë një ditë më parë ISHP ka njoftuar dhe numrin më të lartë të rasteve të reja që nga zbulimi i rastit të parë që ishte 34.

“Gjatë 24 orëve të fundit janë testuar 264 persona të dyshuar me COVID-19. Nga rezultatet e testimeve janë konfirmuar 14 raste pozitive me COVID19.

Vijon hetimi epidemiologjik nga ku rezulton se në Krujë  janë zbuluar 9 raste të reja, 4 raste pozitive janë në Tiranë, mes të cilëve një në institucionin e vuajtjes së denimit, dhe 1 rast i ri është në Shkodër.

Aktualisht në vendin tonë 288 janë persona aktivë me COVID19 dhe siç shihet numri i të shëruarve është më i lartë. Kjo tendencë tashmë vazhdon të jetë e qëndrueshme.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i bën thirrje të gjithë qytetarëve që të vazhdojnë të respektojnë masat e vendosura si e vetmja armë që kemi në dorë për të frenuar përhapjen e infeksionit.

Në kushtet e lehtësimit të disa masave është shumë e rëndësishme të zbatohen me përpikmëri të gjitha udhëzimet e autoriteteve shëndetësore, të respektohet distancimi fizik dhe ruajtja e higjienës personale.

Nëse keni shenja të sëmundjes COVID19 telefononi numrin e urgjencës 127. Për çdo pyetje apo informacion rreth COVID19 telefononi në linjën e gjelbër 0800 40 40″, njofton Ministria e Shëndetësisë.

Harta e të prekurve nga COVID-19 

Bashkia Të prekur Të shëruar
Tiranë 293 183
Shkodër 104 55
Krujë 92 7
Durrës 42 36
Fier 37 27
Kurbin 31
Korçë 19 18
Elbasan 18 15
Kukës 18 10
Lezhë 14 14
Has 14 12
Kavajë 9 8
Lushnje 7 4
Vlorë 5 4
Pukë 5 4
Mirditë 5 3
Rrogozhinë 4 4
Tropojë 4 4
Berat 3 2
Mallakastër 1
Mat 1

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!