Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Rriten shifrat, 879 raste të reja me COVID dhe 12 humbje jete në 24 orët e fundit

schedule16:42 - 12 Dhjetor, 2020

schedule 16:42 - 12 Dhjetor, 2020

Rriten rastet e reja me COVID-19 në vendin tonë. Në 24 orët e fundit janë konfirmuar pozitivë 879 raste të reja nga 2734 testime të kryera në total. Ndërkohë kanë humbur jetën 12 qytetarë, konkretisht: 9 qytetar nga Tirana, 1 qytetar nga Korça, 1 qytetar nga Lezha, 1 qytetar nga Kuçova, të moshave 43-92 vjeç.

Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 455 pacientë, 27 në terapi intensive, 7 pacientë janë të intubuar.  Në 24 orët e fundit janë shëruar 384 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 24.520 që nga fillimi i epidemisë

Rastet e reja me COVID janë evidentuar në këto bashki: 252 raste në Tiranë, 62 në Shkodër, 49 në Durrës, 40 në Kavajë, 35 në Sarandë, 32 në Lushnje, nga 31 raste në Krujë, Kuçovë, 30 në Vlorë, 28 në Elbasan,  24 në Mat, 22 në Kukës, 20 në Pogradec, nga 19 raste në Gjirokastër, Fier, 18 në Korçë, 17 në Lezhë,  nga 15 raste në Bulqizë, Peqin, Skrapar, nga 14 raste në Mirditë, Përmet, 10 në Tepelenë, 9 në Malësi e Madhe, 8 në Kurbin, nga 7 raste në Gramsh, Devoll, Dibër, nga 6 raste në Has, Mallakastër, nga 5 raste në Berat, Kolonjë, nga 3 raste në Delvinë, Tropojë, 1 në Pukë.

“Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë me mjekun e familjes, për t’u referuar për testim, ndjekje të vazhdueshme dhe për rimbursimin e barnave të trajtimit ambulator në banesë

Telefononi linjën e gjelbër falas 0800 40 40 për të kontaktuar me mjekun tuaj të familjes. Telefononi Urgjencën Kombëtare 127 kur dyshoni se keni shenja të sëmundjes dhe duhet të kryeni testimin për COVID apo nëse keni nevojë për trajtim të specializuar spitalor në spitalet COVID”, apelon MSH.

COVID-19 – Statistika (12 Dhjetor 2020)

Raste të reja ditore         879

Të shëruar ne 24 orë      384

Të shtruar në spitale      455

Humbje jete në 24 orë   12

Testime ditore              2.734

Testime totale           219.175

Raste pozitive            47.742

Raste të shëruara       24.520

Raste Aktive             22.233

Humbje jete              989

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë   12034

Fier                        1702

Durrës                  1384

Korçë    1132

Vlorë     1117

Shkodër                1026

Elbasan                 936

Berat     821

Lezhë    808

Gjirokastër  545

Kukës    439

Dibër     289

/mv.abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!