Një avion luftarak i Forcave Ajrore italiane është rrëzuar mbrëmjen e sotme në aeroportin e Trapani Birgi, pasi ishte ngritur në fluturim për tu kthyer në bazë.
Kjo është konfirmuar nga burime në aeroportin civil, duke shtuar se në zonë po kryhen kërkime edhe me ndihmën e një helikopteri.
Avioni që u rrëzua në zonën e Trapanit është një avion luftarak Eurofighter. Fatmirësisht piloti ka mundur të shpëtojë pasi është hedhur nga avioni luftarak.
/Abcnews.al/