Rëndohet bilanci i aksidentit tragjik në Milot, pas fëmijës vdes edhe i ati

schedule17:47 - 27 Dhjetor, 2021

schedule 17:47 - 27 Dhjetor, 2021

Rëndohet bilanci i aksidentit tragjik që ndodhi pasditen e sotme në aksin Milot-Rubik në Rrugën e Kombit. Pas 3-vjeçarit që humbi jetën në vend nga përplasja ka ndërruar jetë edhe i ati, Shkurt Prenga.

Pavarësisht ndërhyrjes së shpejtë të banorëve që ndodheshin në vendin e ngjarjes dhe transportit me shpejtësi drejt spitalit ai nuk ka mundur që të mbijetojë si pasojë e plagëve të shumta në trup.

Por si ndodhi aksidenti?

Në aksident u përfshinë një makinë tip “Opel” ku ndodhej fëmija që ndërroi jetë me prindërit, “Benz”-i që shpërtheu në flakë dhe një makinë e tretë pësoi dëme të lehta.

Gazetari i “ABC” Gjergj Figuri mëson nga grupi hetimor se paraprakisht dyshohet se ishte “Benz”-i që u fut në parakalim të gabuar duke i shkuar përballë “Opel”-it.

Përplasja ishte fatale për fëmijën që ndërroi jetë në vend. Në pamjet e siguruara nga gazetari i “ABC” Gjergj Figuri, qytetarët që ndodheshin në vendin e ngjarjes hapën me forcë derën e pasme të “Opel”-it që u bllokua dhe i dhanë ndihmën e parë, por fëmija vdiq.

Pak minuta më pas ndërroi jetë në spital edhe i ati. E ëma e fëmijës, Fabiola Prenga 26 vjeç ndodhet në spitalin e Lezhës. Drejtuesi i makinës tjetër tip “Benz” Arlind Mihaj që u përfshi nga flakët dhe u shkrumbua totalisht në Spitalin e Traumës në Tiranë./ Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!