Rekordi i vitit, 69 raste të reja dhe 1 humbje jete nga COVID në 24 orët e fundit

schedule17:57 - 26 Prill, 2021

schedule 17:57 - 26 Prill, 2021

Për herë të parë që prej verës së kaluar, numri i rasteve të reja me COVID në Shqipëri është ulur nën 100. Në 24 orët e fundit janë shënuar 69 raste të reja ndërsa është regjistruar një viktimë i moshës 69-vjeç.

Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 22 raste në Tiranë, 7 raste në Berat, 6 raste në Fier, 5 raste në Skrapar, 4 raste në Durrës, Elbasan, Vlorë, 2 raste në Kurbin, Kukës, Mirditë, Gjirokastër, 1 rast në Shkodër, Kukës, Lezhë, Gramsh, Lushnje, Përmet, Delvinë, Vau Dejës, Dibër.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 737 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 106,465 që nga fillimi i epidemisë. Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 147 pacientë, 12 në terapi intensive, nga të cilët 4 pacientë janë të intubuar.

“Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes për të kryer testimin si dhe për ndjekjen dhe trajtimin ambulator në banesë.

Telefononi në numri 127 të Urgjencës Kombëtare për çdo emergjencë apo referim në spital”, apelon MSh.

Statistika (26 Prill 2021)
Raste të reja ditore        69
Të shëruar në 24 orë      737
Të shtruar në spitale      147
Humbje jete në 24 orë   1
Testime ditore                994

Testime totale             627,983
Raste pozitive             130,606
Raste të shëruara       106,465
Raste Aktive                 21,762
Humbje jete                  2,379

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë   16993
Fier      1800
Durrës  648
Shkodër      554
Gjirokastër   389
Korçë    495
Vlorë    270
Elbasan   126
Kukës     204
Dibër    141
Berat       93
Lezhë     41

/mv.abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!