Regjistrohen 9 humbje jete dhe 495 të infektuar në 24 orë

schedule17:46 - 14 Tetor, 2021

schedule 17:46 - 14 Tetor, 2021

Një numër i madh qytetarësh kanë humbur jetën si pasojë e koronavirusit në 24 orët e fundit. Në raportimin ditor të rasteve, Ministria e Shëndetësisë njoftoi janë regjistruar nëntë raste fatale ndërsa nga 3,732 testime të kryera janë konfirmuar pozitivë për Covid-19, 495 qytetarë.

Rastet pozitive u konfirmuan: 258 qytetarë në Tiranë, 35 në Fier, 20 në Lushnje, 19 në Kamzë, 15 në Durrës, 14 në Shkodër, 12 në Vlorë, 10 në Mallakastër, Gjirokastër, 9 në Krujë, 8 në Lezhë, Patos, Korçë, Elbasan, 7 në Pogradec, 5 në Sarandë, Librazhd, 4 në Malësi e Madhe, Pukë, Vorë, 3 në Has, Libohovë, Kuçovë, 2 në Kukës, Tropojë, Mirditë, Shijak, Rrogozhinë, Konispol, Tepelenë, 1 në Fushë- Arrëz, Kurbin, Kavajë, Rroskovec, Divjakë, Selenicë, Përmet, Poliçan, Belsh.

Ndërkohë, janë 6,562 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në Spitalet COVID po marrin trajtim 153 pacientë, nga të cilët 25 janë në gjendje më të rënduar. Kurse, sa i përket rasteve fatale, nuk mundën t’i mbijetojnë sëmundjes 4 qytetarë nga Tirana 30- 77 vjeç, 1 qytetar nga Berati 59 vjeç, 1 qytetar nga Lezhë 66 vjeç, 1 qytetar nga Saranda 67 vjeç, 1 qytetar nga Gramshi 77 vjeç, 1 qytetar nga Korça 86 vjeç.

Janë shëruar 606 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 167,308 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (14 Tetor 2021)
Raste të reja ditore 495
Të shëruar në 24 orë 606
Të shtruar në spitale 153
Humbje jete në 24 orë 9
Testime ditore 3732

Testime totale 1,250,052
Raste pozitive 176,667
Raste të shëruara 167,308
Raste Aktive 6,562
Humbje jete 2,797

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 3002
Durrës 782
Fier 666
Shkodër 517
Vlorë 257
Elbasan 281
Lezhë 226
Berat 210
Gjirokastër 207
Kukës 154
Korçë 152
Dibër 108  /abcnews.al/