Në 24 orët e fundit, në vendin tonë janë regjistruar 446 raste të reja nga 2997 testime të kryera. Ministria e Shëndetësisë, në raportimin ditor të rasteve bëri të ditur gjithashtu se sëmundjes nuk mundën t’i shpëtonin edhe 15 qytetarë të tjerë.
Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 135 raste në Tiranë, 34 raste në Shkodër, 26 raste në Durrës, 19 raste në Fier, 17 raste në Mirditë, Gjirokastër, 16 raste në Lezhë, 14 raste në Kavajë, 13 raste në Korçë, Vlorë, Berat, Kuçovë, 10 raste në Krujë, 7 raste Ura Vajgurore, 6 raste në Devoll, Kukës, Pogradec, 5 raste në Lushnje, Sarandë, Vau i Dejës, Dibër, 4 raste në Librazhd, Përmet, Tepelenë, Peqin, Shijak, 3 raste në Kurbin, Elbasan, Has, Pukë, Mallakastër, Prrenjas, Memaliaj, Skrapar, 2 raste në Tropojë, Fushë Arrëz, Selenicë, Roskovec, Kolonjë, 1 rast në Kamëz, Delvinë, Divajkë, Belsh, Gramsh, Poliçan, Libohovë .
Në 24 orët e fundit janë shëruar 744 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 82,554 që nga fillimi i epidemisë.
Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 440 pacientë, 33 në terapi intensive, nga të cilët 15 pacientë janë të intubuar. Sa i përket rasteve fatale, nuk mundën të mbijetojnë 5 qytetarë nga Tirana, 3 qytetarë nga Fieri, 2 qytetarë nga Tepelena, 1 qytetar nga Vlora, 1 qytetar nga Shkodra, 1 qytetar nga Elbasani, 1 qytetar nga Pogradeci, 1 qytetar nga Kavaja, të moshave 40- 85 vjeç.
Statistika (17 Mars 2021)
Raste të reja ditore 446
Të shëruar në 24 orë 744
Të shtruar në spitale 440
Humbje jete në 24 orë 15
Testime ditore 2997
Testime totale 520,078
Raste pozitive 118,938
Raste të shëruara 82,554
Raste Aktive 34,292
Humbje jete 2092
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 23137
Fier 2556
Durrës 1600
Vlorë 1514
Shkodër 1275
Gjirokastër 1205
Korçë 837
Lezhë 716
Elbasan 481
Berat 304
Dibër 351
Kukës 316 sb/abcnews.al/