Në 24 orët e fundit janë regjistruar 309 të infektuar me koronavirus. Brenda ditës si pasojë e Covid-19 humbën jetën dy qytetarë. Viktimat janë një qytetare nga Tirana 47 vjeç dhe një qytetar nga Kavaja 79 vjeç.
Nga 2,706 testime të kryera, pozitivë rezultuan 146 qytetarë në Tiranë, 31 në Fier, 9 në Vlorë, 8 në Skrapar, Elbasan, 7 në Durrës, Kavajë, 6 në Mallakastër, Korçë, 5 në Kamëz, Delvinë, Gjirokastër, 4 në Kurbin, Krujë, Përmet, Tepelenë, Kuçovë, Belsh, Gramsh, 3 në Tropojë, Selenicë, Memaliaj, Devoll, 2 në Shkodër, Lezhë, Mirditë, Dibër, Lushnje, Himarë, Këlcyrë, Berat, 1 në Malësi e Madhe, Kukës, Shijak, Vorë, Mat, Rroskovec, Sarandë, Poliçan, Cërrik, Librazhd.
Janë 5,554 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin. Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 145 pacientë, nga të cilët 17 janë në gjendje më të rënduar.
Janë shëruar 386 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 194,838 që nga fillimi i epidemisë.
Statistika (11 Dhjetor 2021)
Raste të reja ditore 309
Të shëruar në 24 orë 386
Të shtruar në spitale 145
Humbje jete në 24 orë 2
Testime ditore 2,706
Testime totale 1,419,120
Raste pozitive 203,524
Raste të shëruara 194,838
Raste Aktive 5,554
Humbje jete 3,132
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 2,718
Fier 623
Gjirokastër 567
Shkodër 379
Durrës 313
Berat 225
Elbasan 242
Vlorë 182
Lezhë 121
Korçë 89
Kukës 48
Dibër 47 /abcnews.al/