Rritet numri i të prekurve nga koronavirusi në Shqipëri: 2 janë rëndë

schedule11:01 - 14 Mars, 2020

schedule 11:01 - 14 Mars, 2020

Janë konfirmuar edhe pesë raste të reja me koronavirus në Shqipëri. Ministria e Shëndetësisë njoftoi se në total, numri i të prekurve ka arritur në 38.

Vlen për tu theksuar është shënuar rasti i parë me koronavirus brenda qytetit të Fierit, pasi katër rastet e djeshme ishin në Dërmenas dhe Patos.

12 persona të prekur jane të shtruar në spitalin Infektiv. Ata janë nga Tirana, Durrësi, Fieri, Lushja dhe Rrogozhina. Ndërkohë, dy prej të shtruarëve në Infektiv  janë në terapi intensive, një 66 vjecar nga Lushnja dhe një 61-vjecare nga Fieri.

Nga rastet e konfirmuara pozitivë:

Tiranë 22 raste

Durrës 5 raste (njëri prej të cilëve ka ndërruar jetë)

Lushnje 2 rast

Elbasan 2 raste

Fier 5 raste

Rrogozhinë 2 raste

Njoftimi i plotë

Në 24 orët e fundit nga ana e Institutit të Shëndetit Publik në bashkëpunim me epidemiologët e Njësive Vendore të Kujdesit Shëndetësor, ka vazhduar pa u ndalur puna në terren, për identifikimin e rasteve dhe për gjurmimin e kontakteve të rasteve të konfirmuara tashmë me Covid-19.

Deri në këto momente janë testuar 505 raste të dyshuara dhe prej tyre janë të konfirmuar pozitivë me COVID-19,  38 raste:

Nga rastet e konfirmuara pozitivë:

Tiranë 22 raste

Durrës 5 raste (njëri prej të cilëve ka ndërruar jetë)

Lushnje 2 rast

Elbasan 2 raste

Fier 5 raste

Rrogozhinë 2 raste

Prej tyre:

12 jane të shtruar në spitalin Infektiv (nga Tirana, Durrësi, Fieri, Lushja dhe Rrogozhina)

Dy prej tyre janë në terapi intensive, një 66 vjecar nga Lushnja dhe një 61-vjecare nga Fieri.

Ndërsa pjesa tjetër e të shtruarve në pavion janë në gjendje të stabilizuar deri në këto momente.

Dua tju bëj thirrje edhe një herë të gjithë qytetarëve, të respektojnë rregullat e reja dhe të qëndrojnë në shtëpi. Të kufizojmë rrezikun sa më shumë të jetë e mundur!

 

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!