Kryeministri Edi Rama menjëherë pas mbylljes së mbledhjes së Këshillit Politik këtë të martë ka deklaruar se me 30 korrik Kuvendi do të votojë hapjen e listave.
Shefi i qeverisë përmes një postimi në rrjetin social Twitter është shprehur se votimi i 30 korrikut nuk e pengon hapjen e listave me 100 %.
Ndër të tjera ai i thekson opozitës së pengesa e tyre nuk është as kushtetuese,as juridike,po thjesht politike, është dëshira e tyre për të mbajtur peng hapjen e listave e të zvarrisin procesin me alibira absurde.
Postimi i plotë:
Miqve të PD u them shumë thjeshtë: Kuvendi në 30 korrik voton hapjen e listave dhe këtë jo ju, po as ne nuk e ndryshojmë dot, sepse ky është qartësisht vullneti i shqiptarëve edhe përtej partive që sot janë në parlament! Fatmirësisht risitë kushtetuese nuk pengojnë asgjë për ju!
Ju doni lista të hapura 100%!Votimi i 30 korrikut nuk e pengon këtë.Jemi gati ta diskutojmë pa humbur asnjë ditë pas 30 korrikut. Ju doni koalicion parazgjedhor s’e nuk ndaheni dot nga LSI! As këtë s’e pengon votimi i 30 korrikut. Edhe këtë e zgjidhim po të keni vullnet pozitiv.
Shkurt, pengesa juaj sot nuk është as kushtetuese,as juridike,po thjesht politike!Ju doni të merrni peng hapjen e listave e të zvarrisni procesin me alibira absurde.Por për këtë s’keni konsensus nga ne dhe mund ta bëni pa ne, siç bëtë kur dogjët mandatet e kur ikët nga zgjedhjet!
Shqipëria është shumë e vogël për sherre e mosdakordësira që zmadhohen nga hiçi dhe pushteti shkon e vjen po Shqipëria mbetet, prandaj mendoni pak më shumë për Shqipërinë dhe pak më pak për sherrin e radhës, se me sherr as keni fituar e as fitoni dot ju, po lëndohet Shqipëria!/abcnews.al