Rama-Bashës: S’po negociojmë me grekët për detin, ti firmose marrëveshjen që rrëzoi Kushtetuesja

schedule16:44 - 28 Gusht, 2020

schedule 16:44 - 28 Gusht, 2020

Kryeministri Edi Rama është shprehur përmes një postimi në Twitter se nuk ka ende asnjë marrëveshje me Greqinë sa i përket detit, madje sipas tij negociatat kanë ndaluar që prej ndryshimit të qeverisë greke.

Rama shkruan gjithashtu se ishte Lulzim Basha ai që firmosi marrëveshjen e parë për detin me Greqinë, e cila u rrëzua nga Gjykata Kushtetuese.

Lexo edhe: Basha i përgjigjet Ramës: Mjaft me dërdëllitje prej rrugaçi, trego çfarë po negocion me Greqinë

“Çfarë kanë qenë për të thënë janë thënë me kohë e me vakt, marrëveshje akoma s’ka, po ti dëgjo mua, gjej ndonjë temë tjetër për teatrin tënd, se me ata që i besojnë kësaj marrëzisë së detit do dalësh edhe më i lagur se në 2017! Ta kam thënë, këtë popull për budalla s’e bëni dot. Negociatat Lulëzim janë ndalur prej kohësh,që pas ndryshimit të qeverive në Greqi! S’ka asnjë të re nga ai front, përveç dallgëve të ligësisë e padijes! Po ti mos bëj sikur nxehesh,se s’ta kam unë fajin kur bën sikur s’je ti që e firmose atë marrëveshjen e famshme që rrëzoi GJK!”, shkruan Rama në Twitter.

Lexo edhe: PD kërkoi transparencë për kufirin detar, Rama: Hapu det se vajmedet ka dalë të të mbrojë Lulzimi me PD

Më herët, përmes një deklarate për shtyp, demokratët kërkuan më shumë transparencë për negociatat me Greqinë në lidhje me detin duke argumentuar se është e vërtetë se sipas konventës së Detit dhe Ujërave Territoriale çdo vend mund të përcaktojë vetëm gjerësinë prej 12 miljesh, por kjo nuk mund të ndodhë pa një marrëveshje me shtetet që kanë brigje përballë ose ngjitur, siç ndodh në rastin e Greqisë dhe Shqipërisë.

Lexo edhe: Negociatat për detin, PD: Duhet transparencë, çfarë parashikon konventa

Postimet e Ramës:

1- Çfarë kanë qenë për të thënë janë thënë me kohë e me vakt, marrëveshje akoma s’ka, po ti dëgjo mua, gjej ndonjë temë tjetër për teatrin tënd, se me ata që i besojnë kësaj marrëzisë së detit do dalësh edhe më i lagur se në 2017! Ta kam thënë, këtë popull për budalla s’e bëni dot

2-Negociatat Lulëzim janë ndalur prej kohësh,që pas ndryshimit të qeverive në Greqi! S’ka asnjë të re nga ai front, përveç dallgëve të ligësisë e padijes! Po ti mos bëj sikur nxehesh,se s’ta kam unë fajin kur bën sikur s’je ti që e firmose atë marrëveshjen e famshme që rrëzoi GJK!
Edi Rama. 

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!