Punëtori bie nga kantieri i ndërtimit te mbikalimi i Rinasit, vdes në spital!

schedule10:16 - 8 Shtator, 2022

schedule 10:16 - 8 Shtator, 2022

Një 48-vjeçar ka gjetur vdekjen si pasojë e një aksidenti në punë. Mësohet se Sh. D ka ndërruar jetë në spital, pasi është rrëzuar nga lartësia e një objekti ku punonte, në afërsi të mbikalimit të Rinasit.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 6 kanë referuar materialet në Prokurori dhe filloi procedimi penal për shtetasit D. D., 41 vjeç (administrator në një firmë) dhe E. D., 34 vjeç (inxhinier në një firmë), për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!