PS tërhiqet nga ligjet “anti-shpifje”, pritet mendimi i Venecias

schedule11:28 - 30 Janar, 2020

schedule 11:28 - 30 Janar, 2020

Partia Socialiste tërhiqet nga paketa anti-shpifje. Taulant Balla propozoi që te shtyhet votimi i dekretit për ligjin e medias derisa të shprehet Venecia.

Bashkëndaj vendimet e komisioneve për dekretet e presidentit. Ku është një ligj që respekton lirinë e cdo qytetari, mbron femijet dhe historia e informalitetit duhet të marrë fund. Edhe pas votimit në 18 dhjetor, morëm konfirmimin nga zyra e OSBE. Ne jemi anëtare të KiE dhe kemi qenë në komunikim të vqazhdueshëm me dy raporteret dhe kemi vendosur bashkërisht të kerkohet një opinion nga Venecia. Sapo më ka ardhur komunikimi nga Venecia se do e shqyrtoj me 20-21 mars. Ndërkohe qe në shkurt do vijë për të dialoguar me ne të gjithe, shoqatat e organizatave, qeverinë e cila ka vendosur standard. Propozoj që votimi i dekretit për mediat audiovizive, jo për AKEP se nuk ka pas kundershti, diskutimi te shtyhet deri sa Venecia të sjellë raportin e vet. Do bejme si ne rastin e reformes ne drejtesi’, tha Balla.

Ndërkohë, Rudina Hajdari u shpreh se nuk është dakord me Ballën, pasi nuk është diskutuar me këtë të fundit.

Nuk jam dakord me Ballën.  Nuk u diskutua me mua”, tha ajo, por Balla iu përgjigj se ndihet i befasuar nga .qendrimi i opozitës parlamentare.

Ndihem i befasuar me qendrimin e opozites parlamentare, pasi mazhoranca ka vendosur standard. Nuk ka nevojë për diskutime por për gjithëpranim. Të presim datën 20-21 mars. Për mua ligji është shumë i mirë dhe Venecia do e konfirmojë”, tha Balla.

Debati:

Hajdari: Ne diskutimin do ta vazhdojmë, ne kemi folës që janë të rregjisturar që do të flasin për paketën antishpifje.

Ruçi: Ne këtu do ta heqim derisa sa të vijë opinioni i Venecias për ligjin. Po si do ja bëjmë?

Hajdari: Mos më interpreto fjalën. Fakti është që është e disata herë që ju hidhni poshtë dekretin e presidentit.

Ruçi: Ju jeni kundër qartë. Atëherë sipas rregullores… Fol zoti Balla.

Balla: Ndjehem i befasuar nga qëndrimi i opozitës parlamentare. Kjo mazhorancë ka vendosur një standart, që është investimi te Komisioni i Venecias, është i rëndësishëm. Për fat të mirë Venecia ka pranuar shqyrtimin, të presim datën 21 ose 22 mars. Unë nuk kam asnjë dyshim që ligji që kemi bërë është një ligj shumë i mirë. Produceralisht kemi një shtyrje. Nëse doni të bëjm votim, hajd e bëjmë

Ruçi: Nuk ka diskutim për këtë ju lutem. 5 minuta pushim.

Kujtojmë se paketa “Anti-Shpifje” e propozuar nga qeveria parashikon sanksione të forta ndaj mediave për lajmet e cilësuara si shpifje.

Kjo paketë ka ngjallur reagime dhe përplasje të forta, pasi është kundërshtuar nga gazetarët, analistët, opozita dhe shoqëria civile, të cilët e shohin paketën si cënim të fjalës së lirë dhe kontroll të qeverisë ndaj mediave.

Sakaq, presidenti Ilir Meta e ktheu në Kuvend ligjin në fjalë duke argumentuar se ishin në shkelje me Kushtetutën. Po ashtu kreu i shtetit i dorëzoi një kërkesë “Venecias” për të shqyrtuar këtë paketë, veprim që erdhi dhe nga Komisioni Europian.

/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!