Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, në orët e para të mëngjesit të sotëm, ka kërkuar ndihmë mjekësore në QKUK pas disa komplikimeve shëndetësore që ai i ka pasur.
Thaçi është shtruar në klinikën e Urologjisë për të kryer trajtimet mjekësore.
Presidenti Hashim Thaçi pas disa problemeve shëndetësore ka përfunduar në QKUK ku është duke marrë trajtim mjekësor.
Mësohet se Thaçi u është nënshtruar analizave mjekësore nga stafi i urologjisë, aty ku është duke qëndruar për momentin.
Ndërkohë në një reagim zyrtar, Zyra e presidencës së Kosovës deklaroi se Thaçi është shtruar në këtë spital pas shqetësimeve të që ka shfaqur me veshkat dhe se gjendja shëndetësore e Presidentit paraqitet e qëndrueshme.
“Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, pas shqetësimeve të shfaqura nga gurët në veshkë, sot ka shkuar për një kontroll në Emergjencën e QKUK-së dhe më pas është shtrirë në Klinikën e Urologjisë, ku po trajtohet nga personeli mjekësor profesional. Presidenti i Republikës së Kosovës shpreh mirënjohje për kujdesin e treguar nga i tërë personeli shëndetësor i Qendrës Klinike Universitare të Kosovës. Gjendja shëndetësore e Presidentit të Republikës së Kosovës është stabile dhe Zyra e Presidentit të Republikës së Kosovës do t’iu mbajë të informuar lidhur me trajtimin që është duke marrë presidenti Thaçi“, thuhet në deklaratën zyrtare të Presidencës së Kosovës./abcnews.al