Policia zbarkon edhe tek familja Çapja në Elbasan

schedule14:10 - 4 Shkurt, 2020

schedule 14:10 - 4 Shkurt, 2020

Operacioni Forca e Ligjit po zhvillon dy aksione paralele sot  në qytetin  (e  Shkodres) dhe në qytetin e Elbasanit.

Burimet thanë se pas paralajmërimit publik, OFL do të dorëzojë formularin në familjen Çapja në Elbasan.

Policia i kërkoi Lulzim Berishës dhe Ardian Çapjes  që të justifikonin pasurinë brenda 48 orëve, në të kundërt do t’u sekuestrohej. Në një deklarate per mediat thuhej: “Ardian Çapja, 52 vjeç, i arrestuar në flagrancë për veprat penale ”Vrasja e punonjësve të policisë, e mbetur në tentativë” dhe “Armëmbajtja pa leje”. Ky shtetas dyshohet si organizator i një sërë vrasjesh të ndodhura në qytetin e Elbasanit për motive hakmarrjeje. Dyshohet se ky shtetas, së bashku me të afërm të tij ka kryer vrasje me pagesë, në periudhën 2009-2016”.

“Si subjekt i Ligjit Special, ky individ duhet të përgjigjet me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së. Më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, i cili brenda jo më shumë se 15 ditësh, duhet të vlerësojë dosjen e përgatitur nga OFL-ja mbi aktivitetin kriminal të këtyre subjekteve, si edhe pasurinë e tyre”. /abcnews.al