Policia dhe ushtria shpërndajnë qytetarët në tregun e Kombinatit

schedule12:37 - 21 Mars, 2020

schedule 12:37 - 21 Mars, 2020

Policia dhe ushtria kanë shpërndarë qytetarët nga tregu i Kombinatit. Ndërhyrja ka ardhur pasi mëngjesin e sotëm pati një dyndje në masë të qytetarëve, ndërkohë kjo foto qarkulloi në rrjetet sociale.

Gazetarja Esiona Konomi ndodhet në këtë treg, ndërsa raporton se policia dhe ushtria prej pak minutash po bën shpërndarjen e qytetarëve.

Po ashtu efektivët e policisë po u kërkojnë tregtarëve të largohen. Gjithashtu po urdhërohet edhe mbyllja e dyqaneve aty pranë.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!