Po punonte në ndërtim, bie nga lartësia 55-vjeçari në Tiranë

schedule12:20 - 4 Gusht, 2020

schedule 12:20 - 4 Gusht, 2020

Një 55-vjeçar ka rënë nga një lartësi në pallatin ku po punonte në Tiranë.

Ai është dërguar në spital ku ndodhet në kujdesin e mjekëve.

Po punohet për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.

“Më datë 04.08.2020, rreth orës 11:35, në rrugën “Hoxha Tahsim”  duke punuar në një pallat në ndërtim, ka rënë nga lartësia shtetasi P.L.,55 vjeç, i cili u dërgua në spital dhe  ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijojnë punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes”, njofton policia./abcnews.al