Po punonin në një banesë në Tiranë, bien nga lartësia dy persona

schedule15:38 - 21 Qershor, 2020

schedule 15:38 - 21 Qershor, 2020

Dy punonjës të cilët kanë qenë duke punuar në një banesë private në rrugën 5 Maji në Tiranë kanë rënë nga lartësia mesditën e sotme.

Ata janë dërguar menjëherë në spital dhe tashmë janë në kujdesin e mjekëve.

“Më datë 21.06.2020, rreth orës 15:00, në rrugën “5 Maji”, duke punuar në një banesë private, kanë rënë nga lartësia shtetasit Y.C., 47 vjeç dhe S.M., 59 vjeç, të cilët u dërguan menjeherë në spital dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes”, njofton policia./abcnews.al