EMRI/Po priste dru me motorsharrë pema e zë poshtë, humb jetën 50 vjeçari në Bulqizë

schedule09:48 - 18 Mars, 2022

schedule 09:48 - 18 Mars, 2022

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bulqizë, ku një 50 vjeçar, i cili ka qenë duke prerë dru në pyll, ku pema e rrëzuar e ka zënë poshtë.

Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur një ditë më parë në vendin e quajtur “Ara e Priftit”, në malin e Bllacës, Bulqizë ku është aksidentuar në punë e për pasojë ka gjetur vdekjen e menjëhershme Rruzhdi Tasha, 50 vjeç.

Sipas policisë 50 vjeçari së bashku me shtetasin E. S., duke prerë me motorsharrë një pemë të llojit ‘Ah’ gjatë rrëzimit të pemës, dyshohet se e ka goditur në pjesën e pasme të kokës e për pasojë ka gjetur vdekjen e me njëhershme.

“Më datë 17.03.2022, rreth orës  15.00,  në vendin e quajtur “Ara e Priftit”, në malin e Bllacës, Bulqizë është aksidentuar e për pasojë ka gjetur vdekjen  e menjëhershme shtetasi Rr. T., 50 vjeç,  banues në Bllacë, Bulqizë.

Nga veprimet hetimore të kryera në vendin e ngjarjes, ka rezultuar se ky shtetas së bashku me shtetasin E. S.,  duke prerë me motorsharrë një pemë të llojit ‘Ah’ gjatë rrëzimit të pemës, dyshohet se e ka goditur  në pjesën e pasme të kokës e për pasojë ka gjetur vdekjen e me njëhershme’, thuhet në njoftimin e policisë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!