Një automjet i autopatrullës “Shqiponja” ka dalë nga rruga në aksin rrugor dytësor Lezhë – Zejmen, në fshatin Spiten, Lezhë. Efektivët ishin duke ndjekur një automjet, në të cilin dyshohej se udhëtonte një person i armatosur.
Për pasojë mjeti i “Shqiponjave” ka dalë nga rruga. Uniformat blu bëjnë me dije se nuk ka persona të dëmtuar por vetëm dëme materiale.
Njoftimi i policisë:
Më datë 04.06.2020, ora 17.10, në aksin rrugor dytësor Lezhë – Zejmen, në fshatin Spiten, Lezhë gjatë ndjekjes së nje automjeti, në të cilin dyshohej se udhëtonte një person i armatosur, ka dalë nga rruga automjeti i autopatrullës “Shqiponja”, Hunday, me targa AA911VE, me drejtues punonjësin e policisë me iniciale K.N.
Nuk ka persona të dëmtuar por vetëm dëme materiale. Në vendngjarje janë shërbimet e policisë po kryejnë veprimet si dhe po punohet per identifikimin dhe ndalimin e personit qe mendohet se ishte i armatosur.
/abcnews.al