Një aksident tragjik i ka marrë jetën dy personave mesditën e sotme në aksin rrugore Memaliaj-Krahës pasi makina “Mercedes” me targa TP0700B ka rënë në kanal.
Dyshohet se drejtuesi i mjetit ka humbur kontrollin para se të përplasej në kanalin anë rrugës.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në vendin e quajtur Mogila, vetëm dy kilometra lart qytezës së Memaliajt. Mësohet se dy të aksidentuarit për vdekje ishin mësues dhe po ktheheshin nga puna për në Memaliaj.
Njëri nga viktimat është identifikuar si Leonard S., 43 vjeç, i cili punonte si mësues në shkollën “9-vjeçare” të fshatit Krahës.
Njoftimi i policisë
Memaliaj/ Informacion paraprak.
Në rrugën nacionale Memaliaj-Krahës, në vendin e quajtur “Mogila”, një automjet tip Benz ka dale nga rruga dhe është përmbysur.
Si pasojë kanë humbur jetën drejtuesi i mjetit dhe pasagjeri që ndodhej në mjet.
Në vendngjarje shkoi grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.