Plotësohet kuota prej 750 personash, pala greke pezullon punën edhe në Kakavijë

schedule11:09 - 16 Gusht, 2020

schedule 11:09 - 16 Gusht, 2020

Rreth orës 11:00 të paradites së të dielës pala greke në pikën kufitare të Kakavijës ka ndërprerë punën për shkak të plotësimit të kuotës prej 750 personash.

Gazetari Orgest Sako raporton se pritet nëse do ketë ndonjë negocim mes palëve për rihapjen e pikës kufitare gjatë orëve në vijim.

E njëjta situatë paraqitet edhe në Kapshticë ku puna në pikën kufitare është ndërprerë që prej orëve të mëngjesit pas plotësimit të kuotës prej 300 personash.

Qytetarët nuk e kanë pritur mirë këtë vendim, pasi ishte njoftuar se do të hynte në fuqi prej ditës së nesërme./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!