Një plagosje ka ndodhur pasditen e sotme në Shënvlash të Durrësit. Policia njofton se pas një konflikti të çastit L. K., ka plagosur me armë zjarri në këmbë N. Ç., i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Tashmë rupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes dhe kapjen e autorit.
“Më datë 10.07.2021, në orën 17:30, në Shënvlash, Durrës, dyshohet se pas një konflikti të çastit shtetasi L. K., ka plagosur me armë zjarri në këmbë shtetasi N. Ç., i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Shërbimet e Policisë vijojnë krehjen e zonës për kapjen e autorit.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes dhe kapjen e autorit”, njofton policia. m.v/abcnews.al