Një person i identifikuar si Bledar Birçaj është ekzekutuar ditën e sotme me armë zjarri në në zonën e quajtur Bishti i Kalldrëmit në Vlorë. Ai është qëlluar me kallashnikov teksa po udhëtonte me një automjet BMW X5 me targa AB 797 CS.
Burime bëjnë me dije për ABC se ngjarja ka ndodhur në lagjen Hajro Çakerri ku një person ende i paidentifikuar ka qëlluar me kallashnikov nga një tjetër automjet në drejtim të makinës me të cilën po udhëtonte viktima.
Nga pamjet e siguruara në vendin e ngjarjes, duket se kemi të bëjmë me një atentat, pasi automjeti që ka qenë shënjestër e plumbave është qëlluar disa herë në pjesën e përparme të tij.
Në momentin e atentatit në makinën që ka rënë pre e sulmit kanë qenë duke udhëtuar dy persona. Njëri prej tyre ka arritur të shpëtojë, ndërsa drejtuesi i saj ka ndërruar jetë në spital si pasojë e plagëve të marra.
Shërbimet e policisë janë vënë në ndjekje të autorit, ndërkohë që një ekip është nisur drejt vendit të ngjarjes për të sqaruar rrethanat e plota të saj./mv.abcnews.al