Plagosje me armë në Shkodër

schedule10:35 - 28 Gusht, 2021

schedule 10:35 - 28 Gusht, 2021

Një i moshuar në Shkodër është plagosur me armë në rrethana ende të paqarta. Bëhet e ditur se mëngjesin e së shtunës, Zef Pjetri një 72-vjeçar banues në Shllak është paraqitur në spital për ndihmë mjekësore.

Ai është plagosur me armë gjaku në krah, ndërsa është jashtë rrezikut për jetën. Rrethanat e ngjarjes nuk dihen ende.

NJOFTIMI

“Më datë 28.08.2021, ka shkuar në spital për ndihmë mjeksore, shtetasi Z. P. 72 vjeç, banues në Shllak, Shkodër, pasi në rrethana ende të paqarta është plagosur me armë gjahu në krah, jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.”  /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!