Plagoset me thikë një person në Sarandë

schedule19:59 - 21 Maj, 2022

schedule 19:59 - 21 Maj, 2022

Një person është plagosur me thikë në Sarandë. Raportohet se ngjarja ka ndodhur në lagjen nr.1  të qytetit bregdetar.

Pas një sherri mes tyre D. G., ka goditur me mjet prerës shtetasin D. R., i cili ka marrë mjekim në spitalin e Sarandës, jashtë rrezikut për jetën.

Informacion paraprak:

Më datë 21.05.022, në lagjen nr.1, Sarandë gjatë një konflikti për motive të dobta shtetasi D. G., ka goditur me mjet prerës shtetasin D. R., i cili ka marrë mjekim në spitalin e Sarandës, jashtë rrezikut për jetën.

Po punohet për kapjen e shtetasit D. G.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkaqeve të ngjarjes.

/abcnews.al/