Ministria e Arsimit ka njoftuar pezullimin e mësimit në qarqet Tiranë, Durrës dhe Lezhë për shkak të dëmëve, rrezikut për godinat dhe panikun e shkaktuar nga tërmeti.
Ndërkohë raportohet për dy viktima për shkak të tërmetit që ra pak para orës 04.00 në zonën e Durrësit.
Gazetari i Abc News raporton se dy viktimat janë shënuar në zonën e Kurbinit, ku një person ka rënë nga pallati për shkak të humbjes së ekuilibrit nga lëkundjet, ndërsa një tjetër ka humbur kontrollin e makinës gjatë tërmetit duke dalë nga rruga.
Pikërisht kjo gjë ka shkaktuar edhe vdekjen.
Nga të dhënat paraprake raportohet për disa godina të rrënuara në Durrës dhe Thumanë, ku kanë mbetur edhe njerëz të mbetur brenda.