Pezullohen nga detyra 5 punonjës policie në qarkun e Beratit

schedule11:11 - 24 Nëntor, 2020

schedule 11:11 - 24 Nëntor, 2020

Pezullohen nga detyra 5 punonjës policie në qarkun e Beratit për shkak se nuk kanë zbatuar detyrën për kontrollin e territorit me qëllimi parandalimin e kultivimit të kanabisit.

Siç raporton gazetarja Xhensila Kodra sipas burimeve, të pezulluar janë shefi i komisariatit të Skraparit, shefi i stacionit policor të Poliçanit, një inspektor zone dhe dy efektivë.

Pezullimi i tyre është bërë pak ditë më parë për shkak të disa bimëve të gjetura në sasi të vogla por në zona të ndryshme të thella malore.

Ndaj tyre tashmë ka nisur edhe hetim disiplinor.Ndërkohë, që nga fillimi i vitit janë marrë masa disiplinore për 15 efektivë vetëm në qarkun e Beratit. /abcnews.al