Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Korçë-Pogradec. Burime për abcnews.al bëjnë të ditur se si pasojë e aksidentit ka mbetur i plagosur rëndë një person.
Ngjarja ka ndodhur afërsi të fshatit Bulgarec. Nga të dhënat paraprake mësohet se është përplasur furgoni i postës dhe një automjeti tjetër tip “Benz”.
I plagosuri Kristi Plluska rreth 35 vjec, drejtuesi i furgonit të postës është dërguar në spital për të marrë shërbimin mjekësor. Ndërkaq, policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Njoftimi i policisë:
Më datë 09.06.2020, rreth orës 14:00, në aksin Korçë-Bulgarec, janë përfshirë në një aksident rrugor mjeti tip “Benz” me drejtues shtetasin N. S., me mjetin furgon tip “Volkswagen” të Postës Shqiptare, me drejtues shtetasin K. P., rreth 35 vjeç, i cili për pasojë është dëmtuar dhe u transportua në Spitalin e Korçës për mjekim, ku ndodhet nën kujdesin intensiv të mjekëve.
Shtetasi N.S, ndodhet i shoqëruar në ambientet e Komisariatit për veprime të mëtejshme.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.
/abcnews.al