Pas Suel Çelës, gjykata liron edhe Florenc Çapjan: Bien akuzat për tentativë vrasje dhe pengmarrje

schedule14:46 - 20 Nëntor, 2019

schedule 14:46 - 20 Nëntor, 2019

Gjykata e Elbasanit ka pushuar çështjen ndaj Florenc Ccapjës, i cili u arrestua me bujë pak muaj më parë me akuzën e tentativës për vrasje dhe pengmarrjes.

Vendimi u mor pak më parë në gjykatën e Elbasanit, e cila ka rrëzuar të gjitha akuzat ndaj Florenc Çapjes. Gjykata ka liruar sot edhe Suel Çelën nga akuzat për ngjarjen e një viti e gjysmë më parë ku u godit makina e policisë.

Çapja u arrestua në qeshor gjatë një aksioni të madh ët FNSH dhe RENEA me akuzën e tentativës për vrasje të ish-shefit të Policisë Rrugore, Fadil Mema si edhe pengmarrjen e Bledar Karajt.

Gjykata për Krime të Rënda jep vendimin për Suel Çelën

Operacioni u shtri në të gjithë qytetin e Elbasanin ku u kryen dhjetëra kontrolle banesash, ku janë sekuestruar armë, drogë, plumba, thika, dylbi dhe sende të tjera të paligjshme.

Ndërkohë që u shoqëruan më shumë se 50 persona, mes tyre dhe Ardian Çapja.

Gjykata e Krimeve të Rënda liroi sot gjithashtu nga akuzat edhe Suel Ccelën, pjesë e grupit rival të Çapjave në Elbasan.

Çela u akuzua fillimisht për goditje të punonjësve të policisë, e cila më pas u zbut në “mosbindje” deri në pushimin e plotë të çështjes.

Kush është Florenc Çapja

Florenc Çapja është një emër i njohur për botën e krimit, pasi dyshohet se është përfshirë në disa ngjarje të rënda. I njohur si “i forti” i fisit Çapja në Elbasan, ai u arrestua më 14 qershor pas një operacioni të koduar “Krasta”, ku bashkë me të përfunduan në pranga dhe disa persona të tjerë.

Çapja akuzohet për një ngjarje të ndodhur 13 vite më parë, ku tentoi të vriste ish-shefin e Policisë Rrugore në Elbasan.

Më herët, 38-vjeçari ka kërkuar që të hetohet jashtë qelisë së paraburgimit. Madje, për këtë gjë, ka ofruar dhe garanci pasurore.

Rihapja e dosjes për ngjarjen e vitit 2006 ka ardhur pas fakteve të reja që kanë dalë në dritë nga mbajtja në përgjim e Florenc Çapjas. Sipas përgjimeve, 38-vjeçari është personi që tentoi të vrasë me armë zjarri ish-kreun e Policisë Rrugore në Elbasan, Fadil Mema. Kjo ishte hera e tretë që ai arrestohet për këtë ngjarje. Fillimisht, u arrestua një ditë pas plagosjes së Memës, por më pas u la i lirë për mungesë provash.

Më tej, katër muaj pas lirimit, u arrestua sërish, por përsëri për mungesë provash, gjykata e la të lirë. Atentati ndaj Memës erdhi si hakmarrje, pasi nipi i tij akuzohej nga fisi Çapja për ekzekutimin e Sokol Çapjas, xhaxhait të Florencit. Pas atentatit, familja Mema u largua në Itali, por në 13 mars të 2015, Fadil Mema u qëllua për vdekje në Torino, me 6 plumba pistolete. Në atë kohë, ngjarja ndodhi pranë banesës ku ai jetonte me bashkëshorten dhe dy fëmijët.

Konflikti i nisur në vitin 2005 mes Sokol Çapjas dhe Dritan Shemes vijon edhe pas më shumë se 14 vitesh, duke shkaktuar me dhjetëra viktima. Çapja dhe Sheme u përfshinë në një konflikt, që më pas solli vrasjen e Sokol Çapjas.

Florenc Çapja në atë kohë u kthye nga emigracioni për të marrë hak për xhaxhain e tij, duke i bërë atentat Fadil Memës. Ndërsa Dritan Sheme u vra po atë vit në Tiranë, ku qëndronte i fshehur. Përveç këtyre ngjarjeve ka pasur dhe persona të tjerë të ekzekutuar si shkak i sagës së hakmarrjeve. Ngjarja më e fundit është masakra e ndodhur në vitin 2016, ku ndaj disa pjesëtarëve të fisit Çapja pati atentat, duke lënë tre persona të vdekur dhe tetë të tjerë të plagosur.

Goditja e Fadil Memës

Në fillim të vitit 2006, u plagos me armë zjarri në këmbë Fadil Mema, në shenjë hakmarrjeje për vrasjen e Sokol Çapjas. Florenc Çapja, që në atë kohë u kthye nga emigracioni për të marrë pjesë në varrosjen e xhaxhait të tij, disa ditë më pas ka shkuar shumë pranë banesës së Memës, pranë Doganës së Elbasanit, dhe ka qëlluar në drejtim të tij me breshëri kallashnikovi. Plumbat e prekën Memën vetëm në këmbë.

Si nisi gjithçka

Fisi Çapja është një nga më të përfolurat në Elbasan, sa i takon botës së krimit. Kjo për shkak se prej vitit 2005, pjesëtarë të tij akuzohen se kanë kryer disa vrasje për hakmarrje. Zanafilla ishte ekzekutimi i Sokol Çapjas në vitin 2005. Për këtë, Çapjat akuzuan Dritan Shemen dhe persona të tjerë të përfshirë.

Përfshirja e ish-shefit të Policisë Rrugore në këtë histori lidhet me faktin se Sheme është nipi i Fadil Memës. Ky i fundin u përpoq të kryente rolin e ndërmjetësin për shuarjen e konfliktit Çapaj-Sheme, por përshkallëzimi i sherrit në vrasje, solli dhe vrasjen e vetë Memës, 10 vite pas vrasjes së Sokol Çapjas. Fillimisht, në vitin 2006, u vra Ardian Ibrahimi, 34 vjeç, burri i motrës së Fadil Memës.

Po në atë vit, u ekzekutua në një lokal në Tiranë, Dritan Sheme, autori i dyshuar i vrasjes së Sokol Çapjas. Sheme kishte rreth tre muaj që qëndronte i fshehur në kryeqytet për të mos u identifikuar; flokët nga të zeza i kishte lyer me ngjyrë të verdhë. Ai u qëllua me breshëri automatiku në një lokal shumë pranë banesës ku strehohej. Më 2012 vritet Gentian Beqiri, pasi fisi Çapja e akuzonte si pjesëmarrës në vrasjen e Sokol Çapjas.

Beqiri ishte thuajse i paralizuar, pasi në tentativë për t’i shpëtuar Policisë, u hodh nga një lartësi e konsiderueshme në Komisariatin e Sarandës, ku ishte arrestuar gjatë një tentative për të kaluar kufirin në mënyrë të paligjshme. Edhe pse ruhej me Polici, në momentin që forcat e Rendit po ndërronin turnin, një person e ekzekutoi në gjumë. Në mars 2015, u vra në Torino Fadil Mema.

Dy persona e qëlluan pranë banesës. Ndërsa në fillim të vitit 2016, pati atentat ndaj Çapjave, ku shënjestër ishte pikërisht Florenc Çapja. Të vrarë mbetën tre persona, mes të cilëve dhe Agron Çapja. Në qershor 2016, iu bë atentat sërish Florenc Çapjas, por sërish u shpëtoi plumbave

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!