“Paga e luftës”/Rama publikon shifrat e atyre që përfituan, premton paketë të zgjeruar

schedule20:37 - 6 Prill, 2020

schedule 20:37 - 6 Prill, 2020

Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije se këtë të hënë rreth 9,506 punonjës e të vetëpunësuar dhe mbi 5,600 biznese kanë përfituar, Pagën e Luftës të ofruar si mbështetje e drejtpërdrejtë nga qeveria.

Kreu i qeverisë permes një postimi në rrjetin social Facebook, thekson se për të gjithë të punësuarit e pamundësuar për punë, qeveria po vlerëson mundësitë për të adresuar hallin e tyre në Paketën e Zgjeruar.

Postimi i Plotë:

🔴 Informacioni i ditës së sotme për pagat e luftës për biznesin e vogël që ka mbyllur aktivitetin

🟢9,506 punonjës e të vetëpunësuar dhe mbi 5,600 biznese kanë përfituar sot, Pagën e Luftës të ofruar si mbështetje e drejtpërdrejtë nga qeveria.

🟢 Mbi 36,400 biznese të fashës 0-14 mln (140.000USD) xhiro në vit, me mbi 61 mijë të punësuar e vetëpunësuar, kanë dorëzuar aplikimet pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve për të marrë Pagën e Luftës.

🟢 Ndërkohë, për të gjithë të punësuarit e pamundësuar për punë nga lufta në sektorë të tjerë të rëndësishëm të ekonomisë, qeveria po vlerëson mundësitë për të adresuar hallin e tyre në Paketën e Zgjeruar.

🟢 Çdo vend pune është jetik për ata që e kanë dhe për familjen tonë të madhe. Ndaj së bashku me çdo kompani e punëdhënës, por edhe në reflektim të solidaritetit e përgjegjshmërisë së tyre sociale, ne do të bëjmë çmos ta mbajmë aktive këtë armatë punonjësish, që nesër do të jenë në vijën e parë të betejës për shërimin e ekonomisë sonë të plagosur nga lufta🤝./abcnews.al