Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu gjatë një komunikimi me mediat, ka reaguar për ngjarjen që ka ndodhur gjatë ditës së sotme në spitalin infektiv ku një pacient ka tentuar të kryejë një akt tragjik duke tentuar të hidhet nga dhoma e tij, duke shtuar se të gjithë pacientëve në spital po u shërbehet me përkushtim nga stafet mjekësore.
“Dua të shpreh keqardhjen time të thellë, per nje ngjarje te rende, te ndodhur ne spitalin infektiv. Stafi Mjekesor eshte duke u kujdesur per pacientin qe ka tentuar aktin tragjik. Ju siguroj që po kryhen të gjitha hetimet dhe verifikimet. Qytetarit dhe 120 qytetarë të tjerë që po marrin shërbim në Spitalin Infektiv, nuk u ka munguar asgjë. Shërbimin mjekësor e kanë marrë dhe do të vazhdojnë ta marrin nga mjeket dhe infermieret që janë në frontin e luftës me një armik të padukshëm për më shumë se 8 muaj” tha Manastirliu.
Ministrja gjatë komunikimit me gazetarët ka pasur një thirrje për mediat që të bashkëpunojnë në këtë betejë duke ofruar informacione të vlefshme për publikun. “Të bëhemi bashkëpunëtorë në këtë betejë, ku më shumë se kurrë ka nevojë për informacione të vlefshme për publikun dhe për të kontribuar të gjithë bashkë që ta përballojmë këtë situatë të pazakontë që ka pushtuar botën mbarë, duke mbështetur armatën tonë të mjekëve dhe infermierëve dhe nëpërmjet tyre duke kontribuar në një të mirë të përbashkët të mbrojtjes së shëndetit publik. Rruga e duhur për të mbrojtur njerëzit që besoni se përfaqësoni, është bashkëpunimi për hir të shëndetit të popullatës, dhe jo shfrytëzimi i saj për të fituar ndonjë pikë aty-këtu
Nuk ka munguar shërbimi shëndetësor. Shërbimin mjekësor e kanë marrë dhe do të vazhdojnë të marrin nga mjekët që janë në front të luftës me një armik të padukshëm. Kam një lutje për ju që të bëheni bashkëpunëtorë dhe të gjithë bashkë të përballojmë këtë situatë duke kontribuar në një të mirë të përbashkët atë të mbrojtjes së shëndetit komunitar. E di shumë mirë sakrificën tuaj dhe ju lutem të më mirëkuptoni në këtë thirrje që kam për të gjithë mjekët që janë në luftë. Kam një thirrje. Kujt i shërben shtrembërimi dhe nxirja e realitetit që është i vështirë për ne dhe botën mbarë.
Ky realitet nuk është ashtu si do ta shesë opozita. Sot raportohet që në vende të huaja është vënë alarmi për mbingarkesë të sistemit shëndetësor. A shihni në këto vende thirrje që të mos besohet te autoriteti shëndetësor. A mendoni se mjekët e meritojnë këtë. Në situata si kjo rruga e duhur për të mbrojtur shëndetin e njerëzve është bashkëpunimi. Puna jonë nuk ka ndalur për asnjë moment në këto 8 muaj të gjatë. Jemi përgatitur për të përballuar vjeshtë-dimrit duke forcuar kapacitetet në pritje të rritjes së numrit të rasteve që e dinim që do të rritej. kemi rritur kapacitetet spitalore si dhe për testimin e gjurmimin. Dhe kemi gati edhe spitalet rajonale”, tha ministrja./ mv.abcnews.al