Opozita e Bashkuar kërkon që Këshilli Politik të mblidhet nesër. Përfaqësuesit e opozitës në tryezën e bisedimeve, Oerd Bylykbashi dhe Petrit Vasili kërkojnë që mbledhja të mbahet nesër në orën 12:00.
“Opozita e Bashkuar kërkon mbledhjen nesër të Këshillit Politik
Te nderuar kolege,
Ne vijim te mbledhjes se dites se premte, dt. 18.09.2020, kerkojme mbledhjen e Keshillit Politik per neser, e marte dt. 22.09.2020, per ne ora 12.00.
Me respekt,
Oerd Bylykbashi
Petrit Vasili”, thuhet në deklaratë.
Mbledhja e fundit e Këshillit Politik ishte ditën e premte. Duket se çështja e listave ka sjellë sërish ngërç në tryezën politike.
Mazhoranca ka bërë tashmë publike formulën e saj për Kodin Zgjedhor, ku pretendon edhe hapjen e listave. Ndërkohë, nga ana tjetër opozita ka kërkuar asistencën e OSBE-ODIHR. g.v/abcnews.al