Dyshohet se pësoi arrest kardiak, një person dërgohet i pajetë në spitalin e Laçit

schedule20:42 - 23 Shtator, 2021

schedule 20:42 - 23 Shtator, 2021

Një person rreth 35-vjeç është dërguar i pajetë në spitalin e Laçit mbrëmjen e sotme.  Sipas policisë dyshohet se ai ka ndërruar jetë si pasojë e një arresti kardiak ndërsa nga këqyrjet paraprake nuk janë konstatuar dëmtime të tjera.

“Tek Mbikalimi i Patokut , një shtetas ende i paidentifikuar,  dyshohet që si pasojë e një arrsti kardiak ka humbur jetën.

Nga kqyrja paraprake nuk janë konstatuar dëmtime të tjera. Grupi hetimor në vendngjarje punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes”, njofton policia. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!