Një legjendë më pak, shuhet kapiteni i parë i kombëtares së Kroacisë

schedule11:40 - 1 Mars, 2021

schedule 11:40 - 1 Mars, 2021

Shuhet legjenda e futbollit kroat, Zlatko Krajncar. Ish-sulmuesi i Dinamo Zagreb ka humbur jetën në spital në moshën 65 vjeçare. Kampion me kroatët si futbollist, ndërkohë që më pas i drejtoi edhe si trajner.

Krajncar bëri emër edhe në Austri, ku u aktivizua me klube si Rapid Vien dhe VSE St. Polten. Ai ishte kapiteni i parë i Kroacisë, pasi u shkëput nga Jugosllavia në vitin 1990.

Në periudhën 2004-2006 Krajncar ishte trajneri i kombëtares kroate, ndërkohë që ka drejtuar edhe Malin e Zi. Ai ka qenë në krye të shumë klubeve kroate, si dhe ka punuar edhe në Austri, Iran, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Katar.

Krajncar kishte një sëmundje të rëndë, që e mbyti në pak kohë. Rreth dhjetë ditë më parë ai u shtrua në spital në Zadar, pasi kishte probleme me mëlçinë. Pastaj u transferua në Zagreb në spital, ku edhe jetoi ditët e fundit të jetës së tij. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!