Nipi i mitur ka plagosur aksidentalisht dajën e tij me armë sportive në Përmet. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:30 të ditës së djeshme. Policia bën të ditur se i mituri R. U., duke luajtur në oborrin e banesës, dyshohet se aksidentalisht ka goditur në shpatull me armë sportive dajën e tij shtetasin Nj. L., 28 vjeç, banues në Përmet. Ky i fundit ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Ndërkohë, Grupi hetimor sekuestroi në cilësinë e provës materiale armën sportive.
Njoftimi i policisë:
Rreth orës 14:30, datë 31.08.2021, në Përmet, shtetasi i mitur R. U., duke luajtur në oborrin e banesës, dyshohet se aksidentalisht ka goditur në shpatull me armë sportive (dajën e tij) shtetasin Nj. L., 28 vjeç, banues në Përmet, i cili ndodhet në Spitalin Gjirokastër, jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor sekuestroi në cilësinë e provës materiale armën sportive.
Gjithashtu specialistët e Seksionit të Hetimit të Krimeve në Komisariatin e Policisë Përmet referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Përmet dhe për shtetasin B. A., 38 vjeç, banues në Përmet, i cili dispononte armën sportive pa lejen përkatëse.
g.v/abcnews.al