Një ngjarje e rëndë është shënuar në Korçë, ku një 61 vjeçar është arrestuar pasi akuzohet se ka ngacmuar seksualisht vajzën e tij të mitur.
Burime për abcnews.al bëjnë me dije se i ndaluari është shtetasi Jani Kallanxhi 61 vjeç i cili dyshohet se ka ngacmuar seksualisht vajzën e tij të mitur vetëm 6 vjeç.
Ndër të tjera mësohet se nëna e vajzës dhe bashkëshortja e autorit vuan nga probleme mendore.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Korçë, bënë ndalimin e shtetasit J. K., 61 vjeç, banues në Korçë, pasi dyshohet se ky shtetas ka konsumuar veprën penale “Ngacmimi seksual”, me vajzën e tij të mitur”, thuhet në njoftimin e policisë. /abcnews.al