E fundit nga Spanja: Zidane do largohet nga Reali, ua ka treguar edhe lojtarëve

schedule22:16 - 15 Maj, 2021

schedule 22:16 - 15 Maj, 2021

E ardhmja? Kjo pyetje është bërë shumë e mërzitshme, nuk e di çfarë do të ndodhë. Unë po bëj maksimumin tim, por gjithçka mund të ndodhë. Ka momente kur duhet të qëndrosh aty ku je, por ka edhe raste kur duhet të largohesh për të mirën e të gjithëve“.

Kështu u shpreh Zinedine Zidane në konferencën për shtypin përpara transfertës së ditës së nesërme ndaj Athletic Bilbao. Zërat e largimit nga Real Madrid janë shtuar shumë ditët e fundit, teksa emra si Raul dhe Max Allegri përfliten për ta zëvendësuar në pankinë.

Gazetari spanjoll i El Transistor, Fernando Burgos raporton se trajneri francez ua ka bërë të qartë lojtarëve të Real Madrid që do të largohet nga drejtimi i skuadrës në fund të sezonit. Zizou dëshiron të provojë një aventurë të re. Juventusi mbetet në “pole position”… /abcnews.al