Inceneratorët/ Arrestohet në Vjenë Stela Gugallja

schedule15:14 - 7 Shkurt, 2023

schedule 15:14 - 7 Shkurt, 2023

Stela Gugllja një nga personat e shpallur në kërkim ndërkombëtar në lidhje me hetimet për Inceneratorin e Elbasanit është arrestuar në Austri pas urdhër arrestit ndërkombëtar të lëshuar nga Prokuroria e Posaçme.

Gugallja është identifikuar në fillim të dhjetorit të kaluar nga autoritetet në Vjenë, ndërsa procesi ndaj saj po vijon në gjykatë në lidhje me kërkesën e prokurorisë për ekstradimin drejt vëndit tonë. Nga ana tjetër SPAK nëpërmjet Ministrisë së Drejtësisë, ka dërguar dokumentacionin në lidhje me ekstradimin, por deri më tani ende nuk ka një konfirmim nëse Gugallja do të ekstradohet apo jo drejt vëndit tonë.

Nga hetimet ka rezultuar se, Stela Gugallja në cilësinë e ortakut të vetëm dhe administratorit të shoqërisë “Albtek Energy”, dhe në bashkëpunim me Klodian Zoton dhe Mirel Mërtirin kanë korruptuar zyrtarët e ministrisë së mjedisit për fitimin e koncensioneve të inceneratorëve dhe ndaj tyre është ngritur akuza e korrupsionit aktiv dhe pastrimit të parave.  Nga hetimet ka rezultuar se këta persona, i kanë dhënë në total 3.6 milionë euro ish-ministrit të mjedist Lefter Koka me qëllim marrjen e lejes për ndërtimin e Inceneratorit të Elbasanit. Ndërkohë vijojnë ende në kërkim Klodian Zoto e Mirel Mërtiri.

Si funksiononte skema

Pasi morën lejen përmes dhënies së rryfshfetit në drejtim të Lefter Kokës sipas SPAK, inceneratori i Elbasanit, në pronësi të kompanisë “Albtek Energy” sh.p.k, e administruar nga Stela Gugallja bënte fatura fiktive duke i faturuar punë të pakryera kompanisë “Integrated Technology Services” sh.p.k.

Duke qenë se inceneratorët ishin projekte, të cilat u ndërtuan me fondet e shtetit shqiptar, ishte buxheti që duhej të përballonte këto pagesa.

Rrjedhimisht, sipas SPAK, nëpërmjet kësaj skeme, buxhetit të shtetit i janë shkaktuar rreth 3.6 milion euro dëm. Këto para sipas SPAK i kanë kaluar në formë rryshfeti Lefter Kokës.

Pasi janë faturuar në mënyrë fiktive, sipas SPAK, shuma prej3.6 milion euro i ka kaluar Lefter Kokës sërish përmes faturave fiktive, tashmë të lëshuara nga dy kompanitë “Albtek Energy” sh.p.k dhe “Integrated Technology Services” sh.p.k. ndaj kompanive në pronësi të ish-ministrit apo të të afërmve të tij.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!