Ndryshon vendi, mbledhja e përbashkët Shqipëri-Kosovë do të mbahet në Tiranë

schedule20:20 - 28 Shtator, 2020

schedule 20:20 - 28 Shtator, 2020

Mbledhja e përbashkët e dy qeverive, të Shqipërisë dhe të Kosovës do të mbahet në Tiranë dhe jo në Shkodër. Qeveria shqiptare ka vendosur që të ndryshojë vendin e organizimit të mbledhjes pak ditë përpara, që është përcaktuar për t’u zhvilluar në datë 2 tetor. Burime për Abc News pohojnë se mbledhja do të zhvillohet në orën 11:00 në pallatin e Kongreseve.

Fillimisht mbledhja ishte parashikuar në 25 shtator, por që u shty me kërkesë të kryeministrit të Kosovës, Hoti për shkak të seancës së Kuvendit. “Për shkak të seancës së Kuvendit të Kosovës, u dakorduam me Kryeministrin Rama që mbledhjen e përbashkët të dy qeverive tona, të paraparë për këtë të premte, ta mbajmë më 2 tetor” tha Hoti./ db/Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!